Basha nga Vlora: Fiqiri Ismailin po e kërcënojnë të zgjedhë mes mandatit ose biznesit
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka denoncuar se kandidati i djathtë për Vorën, Fiqiri Ismaili është kërcënuar të zgjedhë mes mandatit ose biznesit të tij.
Për këtë Basha hodhi akuza ndaj kryetarit të Kuvendit Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama.
Lulzim Basha: “Në 25 vjet pluralizëm, kurrë nuk ka ndodhur që një kandidat, e aq më pak një kandidat i opozitës, të detyrohet të zgjedhë mes biznesit dhe mandatit. Ky është një presion i papranueshëm i një stili korruptiv, mafioz, i denjë vetëm për Ilir Metën dhe skodën e tij, i denjë për dyshen Rama-Meta, i denjë për honet për të thella të antivlerave që sot vërtetiten me xhama të zinj në Bashkinë e Vorës, Bashkinë e Lezhës, Bashkinë e Ersekës e kudo ku kandidojnë hijet e Ilir Metës, të cilët e gjejnë të pamundur të përballen me qytetarët. Të vetmen shpresë kanë ndihmën e mafias, kanë ndihmën e bandave, kanë ndihmën e kërbaçit qeveritar. E kanë kot. Vullneti i qytetarëve nuk mposhtet, vullneti i qytetarëve nuk blihet, asnjë bandit, asnjë bandë, asnjë grupin mafioz me apo pa mbështetjen e kryetarit të Kuvendit, apo të kryeministrit të vendit, nuk mund dhe nuk do e devijojë vullnetin e qytetarëve të lirë. Ne jemi sot më besimplotë se kurrë në fitoren tonë”.
Deklarata u bë mbrëmjen e djeshme.