Basha: Ngrihet dega e PD-së në Londër

Kryesia e Partisë Demokratike ka miratuar sot ngritjen e degës së kësaj partie në Londër.

Në përfundim të mbledhjes, kryetari Lulzim Basha në një deklaratë për mediat tha se u emëruan edhe drejtuesit e rinj në disa departamente.

Kryesia e PD-së miratoi ngritjen e degës së PD-së në Londër. U diskutua kuotën 35% të rinj për zgjedhjet e ardhshme pas primareve në PD”, tha Basha.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kemi mbyllur programin tonë një vit para zgjedhjeve. Sot ne jemi në një diskutim të hapur me qytetarët që do shtrohet te çdo fshat, te çdo lagje, te çdo qytetar. Me gjykim të ftohtë ashtu siç i ka hije një populli evropian, të vendosë për të zgjedhur mes ofertës dhe rrenës, kjo është rrugë për ta evropianizuar vendin, të tjerat janë broçkulla”, tha gjithashtu Basha.

Swiss Digital Mobile Reklama

Më tej ai sqaroi edhe vendimin për shtimin e disa njësive vendore të partisë Demokratike.

“U pa e nevojshme në bazë të popullsisë shtimi i 14 degëve të reja. Kemi sot 67 degë në territor, nga të cilat 35 degë do ti nënshtrohen edhe një procesi zgjedhor. Forcimi i strukturave parashuikon një strukturë zgjedhore”, përfundoi kreu i PD-së.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?