Basha ngujohet në PD, baza e thërret në terren

Nga: Redjon Shtylla

Në terren për të takuar demokratët, Lulzim Basha do të nxjerrë Gazment Bardhin, pasi vetë ka preferuar që të qëndrojë në selinë blu, i ngujuar. Në mbledhjen e fundit me krerët e degëve të PD-së në të gjithë Shqipërisë, kërkesa e tyre që Basha të dalë vetë në terren për Reformën Territoriale, por edhe për të mbledhur bazën u rrëzua.

Anton Pjetërnikaj u shpreh se PD-ja nuk mund të vijojë më në këtë gjendje. ”Po ngrordh demokracia”. Po ashtu edhe Dashamir Aliko dhe Isuf Çelaj kërkuan Bashën në terren. “Nuk mund të vazhdojmë kështu, duhet zgjidhje”.

Humbjet e shpeshta të garave elektorale, mungesa e takimeve dhe njohjes së realitetit në bazë, janë vetëm disa prej shkaqeve pse PD është përçarë dhe Basha humbet zgjedhjet që prej vitit 2013, kur mori drejtimin e partisë.

Vendimet e Bashës, si përjashtimi i Sali Berishës, vetëm sa e nxisin më keq mllefin e anëtarësisë. Dyjëzimi për të qenë pranë ”Foltores” për një PD më të bashkuar, dhe në një kohë që Sali Berisha ka folur për rikthim si kryetar, sërish Basha zgjedh karrigen dhe nxjerr krahun e djathtë në terren, duke u fshehur sërish para zemëratës së bazës.

Jo vetëm në çadrën e ”lirisë”, por as me protestat e vazhdueshme pas ”djegies” së mandateve, mesa duket Basha nuk e kuptonte që turmat i mblidhte fryma e Berishës. Këtë po e dështon tani më ish-kryeministri, ku demokratët në çdo zonë e presin si kurrë Bashën dhe tek ta ka një frymë për revoltë dhe ndryshim që veç Berisha ua fal.

Mos dalja e Lulzim Bashës në terren, vetëm sa e dobëson PD-në dhe humbet edhe më shumë besimin dhe shpresën e qytetarëve për ndryshim, pasi me amendamente për Reforma, populli nuk binden, pasi në fund të ditës shohin portofolin e tyre, jo Vetting-un në politikë që Basha po e kërkon.

Mos dalja e Lulzim Bashës në terren, nuk e bën aspak kryetar më të mirë dhe më të pranuar pas humbjes në shumë palë zgjedhjesh, por e bën edhe më pak të besueshëm dhe mbi të bie edhe ajo mbështetje që ka.

Thirrja e të gjithëve që Basha të dalë në terren, për të përmirësuar gabimet, për të afruar bazën, kritikët apo dhe fraksionet, gjë që veç Berisha e ka bërë, e lartëson figurën e Bashës, edhe pse besimi ndaj tij u tregua në zgjedhjet e 25 prillit.

Ka ardhur koha që Basha të heq kostumin e bukur zyrtar e të përvesh mëngët, nëse me të vërtetë e dëshiron ndryshimin dhe ardhjen në pushtet të PD-së. Pasi kurrë nuk është investuar në afrimitetin pranë anëtarësisë, si e vetmja rrugë ku një kryetar partie mund të mbështetet në ditët e tij të vështira. ”Jam votuar nga shumica e demokratëve si kryetar partie”, është shprehur Basha, por kur baza e thërret ai nuk del dhe ngujohet.

SHKARKO APP