Basha niset në Bruksel! “Humbja më e thellë nga krijimi i PD”
Koalicioni i majtë ka arritur një fitore të thellë në zgjedhjet lokale të së dielës, duke marrë 62 përqind të votave, raporton BIRN.
“Partia Demokratike, partia më e madhe e opozitës, fitoi vetëm 20 përqind të votave, rezultati më i ulët që kur është themeluar. Partitë në pushtet zakonisht i kanë fituar në të shkuarën zgjedhjet vendore, duke përdorur aftësinë e tyre për të mobilizuar njerëz dhe resurse. Megjithatë, fitorja e koalicionit qeverisës këtë herë ishte më e madhe se zakonisht,” thuhet në shkrim.
Ndërkohë kreu i PD, Lulzim Basha, është nisur në Bruksel në samitin e radhës të Partive Popullore Europiane.
Basha thotë se do denoncojë atje blerjen masive të votës dhe kandidimin e personave me precedentë kriminalë.
Megjithatë Basha nuk ka folur për mosnjohjen e zgjedhjeve.
KOHA JONË SONDAZH

