Basha: Një lajm i zi për Shqipërinë

 

Kryetari i PD, Lulzim Basha, reagoi pas vendimit të Gjykatës së Lartë për të pushuar çështjen ndaj deputetëve socialistë, Pjerin Ndreu dhe Arben Ndoka, të cilët goditën deputetin demokrat Gent Strazimiri.

“Lajm i zi për Shqipërinë, demokracine dhe parlamentarizmin shqiptar. Çdo shqiptar që pa me zë dhe figurë skenat e shëmtuara të sulmit fizik kundër fjalës së lirë dhe opozitës, është sfiduar. Partnerët tanë amerikanë dhe europianë janë sfiduar. Në vend të dekriminalizimit, si një nevojë urgjente dhe jetike e politikës dhe shoqërisë shqiptare, Edi Rama vulosi veprën e tij të kriminalizmit të pushtetit. Kapja dhe marrja peng e institucioneve nga krimi i veshur me pushtet dhe pushteti i veshur me krim është vepra e tij e zeze. Beteja jonë për dekriminalizmin nuk ndalet, reagimi i qytetarëve është detyrë. Me votë, me gjykimin suprem të votës popullore- kjo është zgjidhja,” tha Basha.

SHKARKO APP