Basha njihet me Klajdin, batutat me 8-vjeçarin: Sa bëjnë 7 x 7?
Kreu i PD, Lulzim Basha gjatë takimeve sot në Tiranës është takuard dhe me një fëmijë 8 vjeç. Kryedemokrati hyri në dyqanin e luleve dhe u njoh me Klajdin, të cilin e pyeti për mësimet dhe për lëndën e tij të preferuar. Nisur nga deklarata ‘7*7 bëjnë 42’, Basha bëri edhe batuta me të voglin.
Pjesë nga biseda:
Basha: Kush është ky bukuroshi, si e ka emrin?
Djali: Klajdi, jam tetë vjeç.
Basha: Si je me mësimet, cilën ke lëndë të preferuar.
Klajdi: Matematikën.
Basha: Sa bëjnë 7*7….
Klajdi: Nuk kemi arritur akoma tek shumëzimi.
Basha: 42 (qesh), shaka, bëjnë 49.