Basha: Nuk kandidoj për Tiranën, përballjen e kam me Ramën
“Përballjen e kam me kryeministrin”,kështu ka deklaruar kreu i PD, Lulzim Basha njëkohësisht edhe kryetari i bashkisë së Tiranës i cili ka konfirmuar se nuk do të kandidojë për Tiranën.
Lulzim Basha: “Nuk do kandidoj për Bashkinë e Tiranës. Shpreh bindjen se kreu i partisë nuk duhet të kandidojë për bashkinë. Kam vendosur të mos rikandidoj por të drejtoj opozitën në një betejë fshat më fshat qytet më qytet, lagje më lagje shtëpi më shtëpi. Misioni im si kryetar i opozitës dhe i PD-së është të drejtoj opozitën në largimin e qeverisë së lakut në fyt.
Përballjen e kam me kryeministrin. E kam mundur në garën për bashkinë e Tiranës do ta mund, dhe do ta mundim në garën për bashkitë dhe për qeverinë.Dua që kandidati ti përkushtohet me kohë të plotë bashkisë së Tiranës. PD ka plot personalitete të tilla. Kandidati i ri fitues për bashkinë e Tiranës ka avantazhin që do të punojë në një qytet që ka planin urban, masterplanin në zbatim të Tiranës europiane.
Pavarësisht përpjekjejve të kryeministrit xheloz për të mos u realizuar. Jam i bindur që do të finalizojë këto projekete. Qytetarët e Tiranës meritojnë një kandidat që të përkushtohet me kohë të plotë.”