Basha: Nuk tërhiqemi nga zbatimi i rekomandimit 88

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha qartësoi edhe një herë se opozita nuk e ka ndërmend të tërhiqet nga neni 88 i rekomandimeve të Komisionit të Venecias.

Gjatë një deklarate për mediat pas mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë së tij, kreu demokrat u kërkoi kundërshtarëve të tij politikë që të ndalin luftën verbale.

“Nuk kemi ndërmend të tërhiqemi nga zbatimi i plotë i rekomandimit 88. Kundërshtarët tanë politikë  të ndalin luftën verbale dhe insinuatat e t’u japim shqiptarëve qartësinë që e meritojnë”, deklaroi ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?