Basha: Pa dekriminalizim, demokracia e rrezikuar
Qëndrimi i opozitës shqiptare është që pa dekriminalizim të politikës, demokracia shqiptare është e rrezikuar.
Kështu është shprehur kreu i PD-së, Lulzim Basha pas takimit me eurokomisionerin për Zgjerimin, Johannes Hahn.
“Qëndrimi i BE, flet BE. Qëndrimi i opozitës është që pa dekriminalizimin e politikës, demokracia shqiptare është e rrezikuar dhe stabiliteti i Shqipërisë”, është shprehur Basha.
Ai bëri të ditur gjithashtu se me eurokomisionerin ka folur edhe mbi ligjin e dekriminalizimit dhe amendamentet e opozitës, për të cilat tha se ligji ka ngelur peng i vullnetit politik të Edi Ramës.
“Rama ka futur në institucione njerëz me rekorde kriminale”, tha Basha.
Temë tjetër bisede sipas tij ka qenë edhe zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, shkelja e marrëveshjes së dhjetorit për komisionet hetimore.
KOHA JONË SONDAZH

