Basha pa komisionerë, Manjani: Nuk të ndjek kush kur shkon nga humbja në humbje

Nga: Ylli Manjani

Kështu pra katandisesh kur partinë e mban për vulë në shërbim të pushtetit dhe të përfitimeve private. Nuk gjen më as komisionerë. Ska sesi! Kush të ndjek më kur anëtarët e partisë i quan llum?

Kush të ndjek kur shkon nga humbja në humbje?! Kush të ndjek pas kur i lë ndjekësit rrugëve dhe vetë përfiton kontrata milionëshe nga pushteti? Kush të ndjek më kur ndjekësve u ke bërë të fundit, u ke mbyllur derën me blind dhe i ke rrahur e helmuar?

Nuk të ndjek më askush Lul! Thuaj edhe zonjës Kim këtë gjë. Se Kim donte në vendin tënd Rudinën, por as votën e familjes së vet nuk mori. Kështu që po të deshi Kim, dil në pension më mirë.
Shko Lul bëj ndonjë punë tjetër!

Dorëzo zyrat demokratëve e lëri rehat në hallet e tyre, hall ku i zhyte! Hapi rrugë opozitës Lul, boll bëre kodoshin e pushtetit në opozitë. Çdo votë e hedhur për Lulin është shërbim antidemokraci në favor të pushtetit. Asnjë dyshim më!

Hidhjani më mirë Ramës direkt, mbase ua di për nder dhe ul çmimin e naftës. Po vota për Lulin është haraç edhe për çmimin e rritur të naftës.

SHKARKO APP