Basha: Padia e Ramës ka nisur prej një viti

 

"Padi e Ramës që ka nisur prej një viti”. Kështu e ka cilësuar kreu i PD, Lulzim Basha nisjen e verfikimeve një ditë më parë nga ana e prokurorisë për dhënien e lejeve të ndërtimit në kundërshtim me ligjin, në periudhën kur Basha ishte kryetar bashkie.

Lulzim BashaËshtë një investim politik i dëshpëruar për të larguar vëmendjen nga problemet e thekura të vendit. Nuk ka një hetim të prokurorisë që ka nisur dje, por ka një padi të Edi Ramës që ka nisur prej një viti dhe në ndijeninë time prokuroria ka marrë të gjtiha hapat për të verifikuar nëse ka apo nuk ka dicka në këtë padi. Bashkia e Tiranës ka vepruar në bazë të ligjit dhe në raport me urbanistikën ekziston një raport auditimi i KLSH i cili është publik, pjesa tjetër është përpjekje e dëshpëruar e Edi Ramës për të larguar vëmendjne nga problemet kapicë autori i cili është ai bashkë me ortakun politik.

Në një bashkëbisedim me gazetarët nga selia blu Basha u ndal edhe tek situata ekonomike në vend. Kryeopozitari Basha tha se qeveria është e lidhur me korrupsionin dhe kontrabandën dhe për ketë Rama hesht. Po ashtu kreu i opozitës tha se jan 160 mln dollare deficit ne buxhet.

Lulzim Basha: Nga një shtet fqinj janë dhënë raporte për kontrabandën e duhanit në shifrën e 50 mln dollarëve. Edi Rama hesht. Por pse hesht kur këto para i mungojnë buxhetit. Ne kemi 5 muaj që denoncojmë për ditë. Në pikëpamjen time, por edhe në pikëpamjen e të gjithëve Rama hesht sepse është dorë brenda, sepse ka një pakt, por me gjasa një pazar me kontabandistët. E njëjta gjë me kontrbandën e naftës. Prap hesht. FMN foli qartë për kontrabandën, të gjithë kanë folur vetëm qeveria hesht. Kemi të bëjmë me plan politico-oligarkik të lidhur me interesat financiare, evazioniste. Kjo qeveri përfiton nga evazioni. Nuk do prekë kontrabandistëet, nuk do të prekë ata që kanë vjedhur miliona lekë nga arka e shtetit po do të godasë njerëzit e thjeshtë duke i falimentuar. Shifrat e qeverisë tregojnë 134 mln dollarë deficit në 6 mujorin e parë, por shifrat e vërteta tregojnë 160 mln dollarë deficit.

Basha shprehur shqetësimin se rritja e taksave ka larguar investitorët e huaj nga Shqipëria.

Lulzim Basha: Rritja e taksave ka cuar drejt largimit të investitorëve të mëdhenj të huaj dhe të brednshëm. Ka frenuar deri në minus investimet e brendshme dhe të huaja që mbajnë në këmbë ekonominë shqiptarë. Në dy vite i është shtuar një rekord korrupsioni në dogana dhe tatime. 

SHKARKO APP