Basha: Papunësia dhe korrupsioni, dy nga arsyet që nxitën largimin e të rinjve
Të dielën tjetër janë zgjedhjet e përgjithshme Parlamentare dhe kreu i PD-së, Lulzim Basha përmes një postimi në Instagram, ka folur për të rinjtë dhe arsyet se përse ata janë larguar nga Shqipëria.
Basha thotë se një nga arsyet që kanë nxitur largimin e të rinjve nga vendi, janë papunësia dhe korrupsioni dhe për këtë, ai fajëson qeverinë e këtyre tetë viteve.
“6 ditë deri më 25 prill, 100 dështimet e Ramës në 8 vite. Cilët janë faktorët kryesor që nxisin largimin e të rinjve? Përgjigja: Papunësia dhe korrupsioni vlerësohen nga të rinjtë si faktorët kryesorë që nxisin rininë të largohet nga vendi”, shkruan Basha.