Basha para deputetëve: Të dëmshpërblehen banorët e Marinzës

Kryetari i PD-së i kërkon qeverisë të marrë përgjegjësitë për të siguruar dëmshpërblimin për banorët e dëmtuar nga shpërthimi i dy fontanave me gaz. Lulzim Basha, gjatë mbledhjes së qeverisë tha se: “Qeveria të marrë masat e duhura për dëmshpërblimin e plotë të dëmeve. Të marrë përgjegjësitë për zbulimin e shkaqeve të katastrofës”. Para deputetëve të PD-së në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar, Basha u shpreh se do i shkojë deri në fund çështjes së fshehjes së kërkesës së interpolit për deputetin Mark Frroku dhe nënvizi se dorëheqja e kryetarit të Parlamentit Ilir Meta dhe ministrit të Brendshëm Saimir  Tahiri janë kusht për dekriminalizimin e vendit. Gjithashtu Basha i bëri thirrje qeverisë të miratojë propozimet për uljen e çmimit të naftës e të energjisë, përndryshe do të përballet me qytetarët. Ai nënvizoi se: “ I bëjmë thirrje qeverisë e shumicës parlamentare të aprovojë propozimet e opozitës për uljen e çmimit të naftës e të energjisë dhe të nisim menjëherë nga puna për një paketë masash për rritjen e ekonomisë. Nëse nuk ka ndonjë reflektim,  të hapë sytë e veshët sepse e pret përballja më masive e qytetarëve të majtë e djathtë që nuk durojnë dot më të ushqejnë fëmijët me lugën boshe të mashtrimeve të dyshes Rama- Meta”.

SHKARKO APP