Basha paralajmëron: S’njohim asnjë rezultat që s’del nga zgjedhjet e lira
Nga Vau i Dejës, ku ka zhvilluar një takim me banorët e zonës, kreu i opozitës Lulzim Basha ka paralajmëruar mazhorancën se PD nuk do të njohë asnjë rezultat që nuk del sipas saj nga vullneti i lirë i shqiptarëve.
“Me shantazhe, me sondazhe, me pazare, me zarfe, me kërcënime për ata që nuk do të votojnë qeverinë. Dështuan dhe do të tështojnë me turp deri në fund me fushatën e tyre për të trembur popullin”, tha ai.
Duke e cilësuar qeverisjen e majtë si minë me sahat, Lulzim Basha ftoi banorët të votojnë kandidatin e djathtë për bashkinë e Vaut të Dejës, Zef Hila që sipas tij do t’i japë zgjidhej problemeve me të cilat përballet kjo zonë si varfëria apo taksat e larta.
“Kjo qeveri është bërë mina me sahat për ekonominë. Pse duhet të mbajmë, pse duhet të votojmë një qeveri që po shkaterron ekonominë e një familje? Përgjigja është Po! Mund ti ndalim me votë. Ndaj PD, unë kërkojmë dhe nxisim me votë popullore kundër mashtrimeve të certifikaura të qeverisë Rama-Meta.
Basha tha se oferta e PD pas zgjedhjeve të 21 qershorit do të jetë ajo e rimëkëmbjes, punësimit dhe kryerjes së reformave.