Basha: Parlamenti, opozita nuk tërhiqet nga kauzat e saj
Kryetari i opozitës, Lulzim Basha dha një deklaratë për mediat pas mbledhjes së grupit të deputetëve demokrat në selinë blu, teksa kur u pyet nga gazetarët për skandalin “Panama Papers” nuk preferoi të japë asnjë koment për këtë çështje.
Ndërkohë sa i takon marrëdhënies me Parlamentin, Basha tha se do të vijohet me betejat e opozitës për dekriminalizimin, mandatet e dy deputetëve socialistë, si dhe funksionimin e punës së komisioneve hetimore.
“Ne do t’i shkojmë deri në fund kësaj beteje, ku rendi kushtetues është i dhunuar. Vendi është futur në kushtet e xhunglës, dhunimi kushtetues i hapur dhe flagrant. Dy anëtarët e tjerë Suli e Leskaj kanë përfituar shuma të mëdha. Në favor të korrupsionit Rama ka treguar mungesën e gadishmërisë si për serverin e tatimeve. Nesër opozita do të insistojë në kalimin e amendamentit funskionimin e komsiioneve hetimore, heqja e pranisë së deputetit Prenga dhe funksionimit të dekriminalzimit. Deputetët që janë të dënuar dhe ën proces skanë vend në seancën parlamentare”, tha Basha.
KOHA JONË SONDAZH

