Basha: Partinë Demokratike nuk e drejton Sali Berisha, është përjashtuar

Ish-kryedemokrati, Lulzim Basha, ka deklaruar se PD-në nuk e drejton më Sali Berisha.  Edhe pse Berisha ende konsiderohet nga disa individë dhe media si kreu i Partisë Demokratike, Basha sot ka qenë i prerë, ndaj pyetjes së gazetarit që Berisha është përjashtuar nga PD-ja.

“PD nuk e drejton Berisha. Është përjashtuar”,- thotë Basha.

Do ta tregoj me vepra dhe jo me fjalë që e marr vendime në interes të demokratëve. Dua tu them demokratëve që edhe në rastin e vendimit që do të marr do të udhëhiqem nga vullneti i tyre i lirë. Si kam parë videot e dhunës! Nuk jemi për debat këtu. Përgjigja ime është që dje e refuzoj dhe distancohem dhe dënoj me forcë fjalën e banalitetin që janë shkëmbyer në një moment tensioni, ku pjesë e tyre kanë qenë edhe gazetarët. Dënoj me forcë çdo sjellje kërcënuese. Ju ftoj të më dëgjoni! Keni mbështetjen time personale dhe politike! Nuk jam i butë jam i vendosur, por nuk mendoj se dhuna dhe lufta kundër mendimit ndryshe kanë vend në një demokraci dhe aq më shumë në një demokraci ku pretendojmë që ta prezantojmë në brezi i ri. E dënoj me forcë dhunën dhe u bën thirrje demokratëve që të përpiqemi që diferencat mes nesh ti sheshojmë në mënyrë civile“, tha Basha më tej para gazetarëve.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?