Basha pas takimeve në Vorë, Kamëz e Marikaj: Të bashkuar për të sjellë ndryshim, do të nisim punën për të futur Shqipërinë në BE
Kreu i PD, Lulzim Basha ka dhënë një mesazh pas takimeve të ditës së sotme në Vorë, Kamëz e Marikaj.
Basha ka deklaruar se se qytetarët i konfirmuan se Shqipëria kërkon ndryshim dhe me Ramën vendi s’mund të vazhdojë më.
Ai zotohet se së bashku do të vijë ndryshimi për Shqipërinë dhe menjëherë do të nisë puna me qytetarët shqiptarë për të futur Shqipërinë në BE.
STATUSI NGA LULZIM BASHA
Sot në Vorë, Kamzë e Marikaj çdo qytetar që takova më konfirmoi se Shqipëria kërkon ndryshim, sepse Shqipëria ka nevojë urgjente për ndryshim.
Nga çdo qytetar që takova dëgjova të njëjtën bindje: pas 8 vitesh me Ramën, vendi nuk mund të vazhdojë kështu. Të njëjtën bindje se ne duhet të ndryshojmë dhe koha është tani.
Në Vorë, në Kamzë, në çdo shtëpi që hyra, në çdo rrugë që kalova mora mesazhin e qartë se janë pikërisht qytetarët ata që do ta sjellin ndryshimin me votën e tyre më 25 prill.
Prandaj ne jemi bashkuar për ta sjellë këtë ndryshim dhe për të nisur punën për qytetarët shqiptarë dhe për ta futur Shqipërinë në Bashkimin Europian.
Më 25 prill, të gjithë së bashku do të sjellim ndryshimin dhe Shqipëria do të fitojë!
Sot në Vorë, Kamzë e Marikaj çdo qytetar që takova më konfirmoi se Shqipëria kërkon ndryshim, sepse Shqipëria ka nevojë…
Pubblicato da Lulzim Basha su Lunedì 15 marzo 2021