Basha pas takimit me kryeministrin italian: S’mund të lejojmë izolimin e vendit për shkak të një njeriu
Një ditë pasi priti në një takim kryeministrin e Italisë, Giuseppe Conte, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka bërë publike detaje nga biseda me të.
Përmes një postimi në rrjetet sociale Basha thekson se i ka shprehur mirënjohje kryeministrit italian për kontributin që Italia i ka dhënë vendit tonë sa i takon luftës kundër krimit.
Po ashtu Basha shton se “Nuk mund të lejojmë më që të na sundojë krimi dhe paligjshmëria. Nuk mund të lejojmë më që për shkak të një njeriu, të izolohet një vend i tërë! Koha për ndryshim”.
Në vijim postimi i plotë i Bashës
Gjatë takimit me Kryeministrin e Italisë, Z. Giuseppe Conte, e falenderova për kontributin që vendi i tij ka dhënë vecanërisht në luftën ndaj krimit, lëndëve narkotike dhe sigurisë për vendin tonë.
Nuk mund të lejojmë më që të na sundojë krimi dhe paligjshmëria. Nuk mund të lejojmë më që për shkak të një njeriu, të izolohet një vend i tërë! Koha për ndryshim!