Basha pas takimit me Lu: Reforma, për të parandaluar kapjen politike të drejtësisë
Pas përfundimit të takimit me ambasadorin Donald Lu, kreu i PD, Lulzim Basha kishte një mesazh të qartë dhe të drejtpërdrejtë për Ramën dhe Metën. Me fokus reformën në drejtësi dhe luftën kundër korrupsionit, Basha ftoi Ramën dhe Metën që të angazhohen në përpjekjen e PD për një reformë të plotë dhe të thellë.
Basha: Sot mund të diskutonim shumë gjëra, por ju do të mjaftoheni me një mesazh që kam. Ky mesazh i drejtohet Edi Ramës, Metës, deputetëve të shumicës, një mesazh që e ndaj me të gjithë qytetarët. Këtu kam draftin e propozuar nga Komisioni i Venecias për reformën në drejtësi. Kjo është harta e rrugës që partitë duhet të ndjekin për të përfunduar reformën në drejtësi. Në emër të PD i bëj thirrje kryeministrit, PS, kreut të Kuvendit, LSI, të bëhen pjesë e përpjekjes së PD për një reformë të plotë, të thellë dhe të shpejtë në drejtësi për të luftuar korrupsionin, dhe për të parandaluar kapjen politikë të drejtësisë. Kjo është harta e rrugës dhe PD zotohet që ti përmbahet pikë për pikë rekomandimeve të komisionit të Venecias. Ftoj palët politike që të angazhohen në këtë proces.
KOHA JONË SONDAZH

