Basha pas takimit me Nuland: Mora mbështetjen për dekriminalizmin
Kreu i PD, Lulzim Basha pas takimit me Victoria Nuland, në një deklaratë për mediat tha se mori mbështetjen për dekriminalizimin dhe problemet e tjera që e shqetësojnë opozitën, kryesisht në procesin zgjedhor të 21 qershorit.
"Dua të falenderoj Nuland për vëmendjen që i jep Shqipërisë dhe për mbështetjen që jep popullit shqiptar në kauzoën e shtetit ligjor, korrupsionit dhe krimit që siç i ka cilësuar ajo janë dy tumoret kancerozë të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor.
Pata mundësi të njoh me situatën e fundit duke filluar me zgjedhjet e 21 qershorit ku për fat të keq paralajmërimi i Komitetit të Helsinkit të Kongresit Amerikan u vërtetua.
Pavarësisht thirrjeve nga ligjëvënesit amerikanë që të organizohej një proces ku publiku dhe qytetarët të kishim besim në votën e tyre dhe mos prekjen e votës së tyre. Një proces ku mos të kërcënoheshin dhe të viheshin në presion institucionet zgjedhore, zgjedhësit, komisionerët dhe opozita, për fat të keq siç vërteton edhe raporti i OSBE ODIHR, ishte pikërisht kjo që ndodhi, pati blerje të votës, pati presion, pati përfshirje masive të kontigjenteve kriminale si dhe kandidim të personave me rekorde kriminale.
Këto probleme, përsa i përket mbetjes në vend të procesit të dekriminalizimit për shkak të mungesës së vullnetit nga mazhoranca, problemi i madh i korrupsionit që vetëm këto 5 muajk i ka kushtuar shqiptarëve 150 mln dollarë, para që duhe ttë shkonin për rritje pensione e pagash. Probleme e asaj që quhet prishje e standardeve demokratike kanë dominuar pjesën e bisedës me Nuland.
Kam marrë mbështetjen e plotë të Nuland për përpjekejt e PD dhe platformën tonë për të trajtuar këto probleme të demokracisë, pikë së pari me axhendën e dekriminalizmit, në mënyrë që qytetarët të kenë një parlament dhe pushtet vendor të pastër. PD do të ecë përpara me propozimet tona", tha Basha.
KOHA JONË SONDAZH

