Basha: PD-ja e ka një plan zgjidhjeje

Partia Demokratike ka një plan për ta kthyer në zgjidhje për shqiptarët, duke e nisur me pastrimin e menjëhershëm të qeverisë nga krimi.

“Ne kemi një plan, kemi vendosmërinë që këtë plan ta kthejmë në zgjidhje për qytetarët shqiptarë. Kjo kërkon vendime të vështira, por unë, PD e opozita, bashkë me qytetarët e vendit, jemi gati t’i marrim këto vendime. Pastrimin e menjëhershëm të qeverisjes nga krimi, vendosjen e taksës së sheshtë më të ulët në Ballkan, transparencë dhe luftë kundër korrupsionit, barazi para ligjit e konkurrencë të ndershme. Por, më parë se të gjitha, pastrimin e menjëhershëm të qeverisjes nga krimi”, deklaroi kreu i demokratëve, Lulzim Basha, në një deklaratë për shtyp, duke shtuar se kryeministri Edi Rama shpalli amnisti për kontrabandistët dhe se rritja e taksave sipas tij, e ka nxitur rritjen e informalitetit.

Ai tha gjithashtu se Edi Rama po mbush gropën e madhe të krimit në dogana e tatime duke goditur biznesin e vogël.

“Zgjidhja e Edi Ramës është të mbushë gropën e madhe të krimit në dogana e tatime, duke goditur biznesin e vogël, sipërmarrësin e vogël e të ndershëm që e ka çuar në zgrip të falimentimit. Rritja e taksave, dyfishimi i tyre është shkak i parë që solli këtë gjendje, barra e rëndë ka sjellë falimentimin e tyre, largimin e tyre nga vendi dhe ka nxitur informalitetin, bilancet e dyfishta, fshehjen, devijimin, evazionin”, tha Basha. 

ai akuzoi më tej se nuk ka asnjë fajtor për 160 milionë dollarët e vjedhura, ndërsa deklaroi se Rama “uli traun e doganave për klientët dhe ngriti kërbaçin për ata që mezi mbajnë barkun me bukë”.

SHKARKO APP