”Basha peng i qeverisë”, Berisha: Ka vendosur që të rrijë në opozitë si zjarrfikës

Me demokratët në Kavajë, ish-kryeministri Sali Berisha sërish akuzoi Lulzim Bashën si peng të qeverisë, ku edhe shtoi se kreu i PD-së ka vendosur që të rrijë në opozitë si zjarrfikës. Po ashtu Berisha theksoi se do të fillojnë protestat që do të përfundojnë veç me rrëzimin përfundimtar të Edi Ramës.

”Nuk mund të vendosin për ju, ata që nuk pyesin për norma, as ata që u përmendin barin ju. Ju do të vendosni vetë dhe do ta shihni se çfarë do të bëjmë ne. Do të rikthejmë votën në PD dhe primaret. Do të jeni ju që do të zgjidhni vetë deputetë e kryebashkiakët për Kavajën.

Ne sot kemi ardhur në një stad të ri dhe dimë më shumë se sa dinim 30 vite më parë. Tani ke guximin dhe dijet. Foltorja jonë synon që askush të mos guxojë më të shkelë statutin, sepse përndryshe nesër nuk respektojmë më kushtetutën nesër.

Basha ka vendosur që të rrijë në opozitë si zjarrfikës. Do t’i them Edvidin dhe pengut. Do të fillojnë protesta që do të përfundojnë vetëm me rrëzimin tënd përfundimtar”.

SHKARKO APP