Basha për Dumën: Intelektuale e kalibrit europian
“Fytyrë emblematike e nisjes së re të demokratëve”, “intelektuale e kalibrit europian”. Kështu është cilësuar nga Lulëzim Basha kandidatja e Partisë Demokratike për bashkinë e Durrsit Grida Duma. Rreth orës 11:00 Lulzim Basha, i shoqëruar në krah të djathë nga kandidatja Grida Duma doli nga zyra e PD-së në Durrës për të bërë prezantimin zyrtar. “Është një ditë e bukur për demokratët, dhe aleatët. Sot është dita kur shpallim kandidaturën e qytetarëve për një Durrës europian e modern. Ne demokratët kemi premtuar një ofertë të re sepse koha nuk pret më. Sepse njerëzit duan ndryshim. Durrsakët janë të pakënaqur dhe oferta e re vjen mes prezantimeve më të mira, si një mundësi për të shpëtuar Durrësin nga dara e mjerimit, shtypjes, eksodit e mashtrimit si e vetmja ofertë Edi Rama e Ilir Metës dhe përfaqësuesit betonist të tyre këtu në Durrës. Oferta jonë e re ka pasur disa personalitete mbi të cilat është bazuar njëri mbi dinjitoz se tjetri por zgjedhja e PD-së dhe aleatëve tanë pa asnjë rezervë shkon tek një vajzë bijë dhe nënë Durrësi, tek një fytyrë emblematike e nisjes së re të demokratëve, tek një intelektuale e kalibrit europian, akademike dhe politikane e dashur dhe e admiruar administratore e sprovuar, bija juaj, kandidajtja juaaj dhe kryetarja e ardhshme e bashkisë së Durrësit”. Nga ana tjetër Duma u shpreh se “Durrsakët penalizojnë fort me heshtje atje ku nuk ka vlera. Po kthehem tek qyteti i lindjes sepse Durrësi meriton të kthehet tek qytetaria. Durrsakët penalizojnë fort me heshtje atje ku nuk ka vlera, unë jam e bindur se do nisim një etapë të re. Do kthejmë shpresën e metropolit të dytë të Shqipërisë dhe fitoren që e meriton Durrësin duke i kthyer mirënjohjen PD që më dha shansin për të kërkuar besimijn tuaj dhe jam e bindur se do ta kem”.