Basha për reciprocitetin: E drejtë e patjetërsueshme e Kosovës. Gjuha kërcënuese e Beogradit i përket të shkuarës
Për çështjen e reciprocitetit me targat mes Kosovës dhe Serbisë, kreu i PD-së Lulzim Basha, thotë se gjuha kërcënuese e Beogradit i përket së shkuarës dhe se është një e drejtë e patjetërsueshme e Kosovës. ”Kjo është e drejtë e patjetërsueshme e Kosovës. Sa më shpejt ta kuptojë këtë Beogradi aq më mirë do të jetë për Serbinë dhe për marrëdhëniet mes vendeve të rajonit”,-shkruan Basha në Twitter.
Postimi i plotë
Gjuha kërcënuese e Beogradit i përket një të shkuare që askush nuk e kthen dot më! Kosova është shtet i pavarur dhe marrëdhëniet mes dy shtetesh sovrane funksionojnë mbi baza reciprociteti.
Kjo është e drejtë e patjetërsueshme e Kosovës. Sa më shpejt ta kuptojë këtë Beogradi aq më mirë do të jetë për Serbinë dhe për marrëdhëniet mes vendeve të rajonit.
Qëndrimet e Beogradit ndaj vendimit legjitim dhe që nuk cënon asnjë marrëveshje të nënshkruar në Bruksel nga qeveria e Republikës së Kosovës, zbulojnë qëllimet e vërteta të Vuçiç dhe fshehjen pas fallsitetit të iniciativës së Novi Sadit.
1/3 Gjuha kërcënuese e Beogradit i përket një të shkuare që askush nuk e kthen dot më! Kosova është shtet i pavarur dhe marrëdhëniet mes dy shtetesh sovrane funksionojnë mbi baza reciprociteti.
— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) September 21, 2021