Basha për sherrin në Elbasan: Rama nuk hyn dot në qytet pa bandat

Nga Shkodra, Lulzim Basha foli për incidentin në Elbasan, ku tha se Rama pavarësisht se kontrollon çdo gjë, përsëri nuk hyn dot në qytet pa praninë e bandave.

“Edhe këto ditë të fundit para se shqiptarët ta largojnë me votë referendar, ai vazhdon të bashkëpunojë me kriminelet. E patë ç’ndodhi në Elbasan. Ai ka policinë, ka shtetin, kontrollon cdo gjë dhe prapë nuk hyn dot në qytet pa praninë e bandave. Festën e prishën politikanet e lidhur me krimin, që në 25 prill do të largohet me votë”, – u shpreh Basha në Shkodër.

SHKARKO APP