Basha për “The Irish Times”: Nën ndikimin e qeverisë sigurohet pandëshkueshmëri për të akuzuarit

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha shpreson se Bashkimi Evropian do të nisë menjëherë negociatat me Shqipërinë, por numëron një sërë problemesh që mund të bëhen pengesë serioze në këtë proces të rëndësishëm.

43 deputetët demokrat hoqën dorë nga mandatet e tyre në parlamentin me 140 vende në shkurt, pasi zbuluan ato që ata quajnë prova të qarta se socialistët e Ramës “vodhën” zgjedhjet e vitit 2017 me ndihmën e grupeve kriminale.

“Shqipëria është ndoshta vendi i parë në historinë moderne pa një gjykatë supreme, pa një Gjykatë Kushtetuese, pa një prokuror të përgjithshëm, me një parlament me vende të paplotësuara dhe një kryeministër që vendos me dekret pa ndonjë kufi institucional të pushtetit të tij,” ka deklaruar Basha për “ The Irish Times”.

Demokratët mbështesin reformën radikale në drejtësi, por Basha thotë se qeveria ka “minuar, shkelur dhe abuzuar” procesin.

“Si rezultat kemi një gjyqësor të paralizuar. . . dhe asnjë politikan apo figurë e krimit të organizuar nuk është përballur me drejtësinë. Përkundrazi, një numër i çështjeve të nivelit të lartë të korrupsionit janë anashkaluar nën ndikimin e qeverisë, duke siguruar pandëshkueshmëri për të akuzuarit. ”

SHKARKO APP