Basha përkujton kolonel Bujar Kaloshin: Ndër nismëtarët dhe organizatorët e proceseve demokratike!
Kreu i PD, Lulzim Basha ka përkujtuar në 25-vjetorin e vrasjes së tij kolonel Bujar Kaloshin. Ai u shpreh është se atentati kriminal ndaj Kaloshit ishte dhe akti i parë terrorist me prapavijë politike në vitet e para të demokracisë në Shqipëri.
Basha e cilëson Kaloshin si një ndër nismëtarët dhe organizatorët e proceseve demokratike, themelues i PD në Lushnje dhe model i integritetit e patriotizmit.
Statusi i Lulzim Bashës
25 vjet më parë u ekzekutua në një atentat kolonel Bujar Kaloshi, themelues i Shoqatës Antikomuniste Demokratike, Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve. Kaloshi ishte një ndër nismëtarët dhe organizatorët e proceseve demokratike dhe themelues i PD Dega Lushnjë.
Atentati kriminal ndaj Bujar Kaloshit ishte akti i parë terrorist me prapavijë politike në vitet e para të demokracisë ndaj një zyrtari të lartë. E përkujtojmë me nderim të thellë Bujar Kaloshin, model i integritetit dhe patriotizmit, dekoruar me titullin e lartë Nderi i Kombit.
25 vjet më parë u ekzekutua në një atentat kolonel Bujar Kaloshi, themelues i Shoqatës Antikomuniste Demokratike, Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve. Kaloshi ishte një ndër nismëtarët dhe organizatorët e proceseve demokratike dhe themelues i PD Dega Lushnjë.
— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) July 26, 2021
KOHA JONË SONDAZH

