Basha përkujton vrasjen e poetit Havzi Nela: Martir i lirisë
“35 vjet më parë regjimi gjakatar vari në litar në mes të Kukësit Havzi Nelën, poetin që i këndoi lirisë. Pas 21 vitesh burg, tortura dhe internime, diktatura humbi çdo shpresë që ta mposhte shpirtin e tij kryelartë, që sfidoi dhe ngriti zërin kundër çdo krimi të saj, ndaj regjimi vendosi ta vrasë në mes të Kukësit për ta bërë shembull. Por vetëm e përjetësoi guximin, atdhedashurinë dhe poezinë e Havzi Nelës, martirin e lirisë.
Në këtë 35 vjetor përulemi dhe nderojmë poetin martir që me sakrificën e tij frymëzon në qëndresën ndaj të keqes dhe padrejtësisë, dhe me mesazhet e tij të pavdekshme ndriçon rrugëtimin e pandalshëm drejt vlerave më të larta njerëzore, për liri, për demokraci, për Zot, Atdhe dhe familje.
Lavdi përjetë Havzi Nelës”, shkruan Lulzim Basha në mesazhin e tij.