Basha: Përmbytjet, Rama po shfrytëzon momentin për tu pasuruar
Kreu i opozitës Lulzim Basha, ka akuzar qeverinë se po shfrytëzon momentin më të rëndë për qytetarët për të mbushur xhepat e tyre përmes aferrave korruptive.
Sipas tij një qeveri e korruptuar nuk mund të ketë kurrsesi prioritet jetën dhe mirëqenien e qytetarëve të saj. "Ka një anë tjetër të qeverisjes së Edi ramës. Qeveria inekzistente, po shfaqet me korrupsion në kulmin e përmbytjeve.Rama dhe qeveria janë të përmbytur të zhytura në korrupsion.
Paratë e taksapaguesve shqiptarë për energjinë elektrike, kanë përfunduar në xhepat e këtyre hajdutëve.
Blerja e fundit e çmimit të energjisë elektrike nga OSSHE është dy herë më e shtrenjtë.
Kjo është fytyra e këtij njeriu, kjo është qeveria e korrupsionit. I bej thirrje prokurorisë të nisë menjëherë hetimet për këtë situatë korruptive, u shpreh kru i opozitës.
Basha ka ritheksuar se opozita shqiptare është në mbështetje të banorëve të zonave të përmbytura, duke apeluar sërish për solidaritet nga ana e të gjithë qytetarëve shqiptarë.