Basha përshëndet marrëveshjen: Hap të rëndësishëm drejt njohjes reciproke mes Kosovës dhe Serbisë
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha përshëndet marrëveshjen e nënshkruar pak më parë në Shtëpinë e Bardhë mes Kosovës dhe Serbisë
Përmes rrjeteve sociale, Basha e cilëson këtë akt si një hap të rëndësishëm drejt njohjes reciproke mes dy vendeve.
“Personalisht dhe në emër të Partisë Demokratike përshëndes marrëveshjen e arritur mes delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë. Një falenderim të veçantë për Presidentin Trump dhe SHBA, për vëmendjen dhe përkushtimin ndaj Kosovës dhe Ballkanit. Shpreh shpresën dhe besimin se kjo marrëveshje do të përbëjë një hap të rëndësishëm drejt normalizimit të marrëdhënieve dhe njohjes reciproke mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, duke i kontribuar kështu paqes, stabilitetit dhe integrimit Euro-Atlantik të rajonit”, shprehet kryedemokrati Lulzim Basha në reagimin e tij.