Basha: Përvjetori i pavarësisë së Kosovës, ditë krenarie dhe gëzimi për çdo shqiptar
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka uruar popullin e Kosovës dhe të gjithë shqiptarët për 7- vjetorin e pavarësis ë së Kosovës. Përmes faqes së tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Basha thekson se kjo e sotmja është një ditë krenarie e gëzimi legjitim për çdo bashkëkombas në çdo skaj të globit. “Mirënjohje të thellë ndaj SHBA-ve, mikut tonë të madh, mirënjohje NATO-s dhe vendeve mike Evropiane, mirënjohje qeverive të çdo vendi që duke njohur pavarësinë e Kosovës mundësua n realizimin e aspiratës thelbësore të një populli, ëndrrën e lirisë”, shkruan Basha.
URIMI I PLOTE I KREUT TË OPOZITËS
“Gëzuar Pavarësinë Kosovë! Në këtë përvjetor të shtatë të pavarësisë së Kosovës, kam nderin, kre narinë dhe gëzimin t’i uroj popullit te Kosovës, institucionev e të saj dhe mbarë shqiptarëv e kudo ndodhen, Gëzuar Pavarësinë e Kosovës. Kjo e sotmja është një ditë krenarie e gëzimi legjitim për çdo bashkëko mbas në çdo skaj të globit, kudo ku jeton, punon e me dashuri e drithërime ndjek ecjen e kombit të tij në rrugën e lirisë dhe zhvillimit. Kësaj krenarie e gëzimi sot i bashkohe m dhe unë. I bashkoh em si një njeri i cili u lind e u rrit me dashurinë dhe dhimbjen për gjysmën e kombit tone të munduar e të privuar nga liria, i bashkohe m si një i ri i cili ndjeu në palce dëshirën e vëllezërve tanë në Kosovë për liri e pavarësi, i bashkohe m si një dëshmitar që përshkoi hapat e pavarësimit të Kosovës, hapa jo të lehte, mbushur me dhimbje krenari e plot dinjitet. I bashkohem si shtetari që Zoti e bekoi me mundësinë të jetojë e kontribuojë si protagonist nëmomentin historik të kurorëzimit të atij procesi madhor të pavarësimi t, i bashkohe m si shtetari që shndërroi në mision të jetës realizimin e një vepre infrastrukt urore të pakrahasu eshme në dekada e që bashkoi shqiptaret, Udhën e Kombit. I bashkohem këtij gëzimi si mik dhe aleat i të gjithë atyre që kontribuojn ë në konsolidim in e shtetit të Kosovës,n ë ndërtimin e një Kosove të lirë e demokrati ke, si pjesë e projektit tonë madhor integrues mes veti dhe familjes se madhe europiane. I bashkohe m këtij gëzimi me premtimin, sot si lider i opozitës shqiptare dhe së afërmi në krye të një shumice qeverisës e, së me çdo forcë demokratike në Kosovë do shndërrojmë në yll polar të politikës e punës sonë, e si pjesë solide e projektit tonë kombëtar, ndërtimin e një Ballkani në paqe, te sigurtë, të zhvilluar dhe të integruar në bashkësin ë euroatlanti ke. Te dashur vëllezër, sot ne së bashku festojmë një arritje të madhe historike për kombin tonë. Unë besoj se në këtë ditë, ashtu siç në çdo ditë e brez pas brezi, është e vyer të kujtojmë me mirënjohje të sinqertë miqtë dhe aleatët e mëdhenj qëmundësua n e ndihmuan ëndrrën tonë çlirimtare. Mirënjohje të thellë ndaj SHBA-ve, mikut tonë të madh, mirënjohje NATO-s dhe vendeve mike Evropiane, mirënjohje qeverive të çdo vendi që duke njohur pavarësin ë e Kosovës mundësua n realizimin e aspiratës thelbësore të një populli, ëndrrën e lirisë. Me një mesazh zemre dua ti drejtohem sot çdo qytetari të Kosovës: I dashur vëlla motër! Deri më sot ne kemi arritur shumë, por rrugëtimi ynë ende s’ka mbaruar, ai shpesh na ballafaqon me vështirësi e të përpjeta, shpeshherë na ligështon e namundon, por me besoni si vëllain tuaj që mban të njëjtën brenge e frymon të njëjtën shprese, rruga qe kemi zgjedhur është e drejta, është me e qarta, është me e sigurta për të ardhmen tonë si individ e si komb. Ta përshkojm ë së bashku këtë rrugëtim, duke u mbështetu r në krahë të njeritjetrit, me bindjen se po ecim në rrugën e duhur ,me bindjen se na mbështesin miq të vërtetë, ta përshkojmë këtë rrugë me forcë e dinjitet, me besimin në Zot dhe në virtytet e kombit tone. Është rruga e një Kosove më të mirë e një Shqipërie më të mirë, të bashkuar në aspiratën europiane, është rruga drejt të ardhmes sonë të sigurt. Gëzuar Pavarësinë e Kosovës! Zoti i bekoftë shqiptarët anembanë globit!”