Basha: Po bëhet qesharak me trillimet. PD nuk do bëhet mish për top ndaj interesave të Berishës

Kreu i PD-së, Lulzim Basha i është përgjigjur akuzave që Sali Berisha lëshoi ndaj tij, në takimin me demokratët në Kurbin. Sipas Bashës, ish-kryeministri Sali Berisha është kthyer në një person qesharak me trillimet që thotë. Po ashtu në Twitter, kryetari i PD thotë se selia blu nuk do të bëhet mish për top ndaj interesave të Sali Berishës.

Postimi i plotë

Njeriu që po vendos veten e tij mbi PD-në dhe mbi demokratët, po bëhet gjithmonë e më qesharak me trillimet dhe gënjeshtrat e tij. Qëndrimet e tij pas 9 shtatorit, tregojnë se ai nuk njeh kufi në çfarë thotë e çfarë bën vetëm për të mbrojtur interesat e tij personale. PD dhe demokratët nuk do të kthehen në mish për top për interesat e Sali Berishës.

SHKARKO APP