Basha: Po të zhvillojmë zgjedhje të lira, kjo qeveri bie

“Ne duhet të garantojmë zgjedhje të lira dhe të ndershme e t’u japim shqiptarëve atë që është e tyre, Shqipërinë, fondet publike, taksat e ulëta, një program të fuqishëm investimesh në bujqësi, në infrastrukturë, në prodhim”

Platforma ekonomike e përgatitur nga Partia Demokratike ishte në qendër të bashkëbisedimit që kryetari i opozitës, Lulzim Basha zhvilloi me banorët e Vaqarrit dhe Farkës.

Për të mundësuar këtë platformë që parashikon ulje taksash, ulje të çmimit të energjisë, ulje të TVSH, apo edhe rritje pensionesh, Basha tha se mbi të gjitha është e domosdoshme që të garantohet vota e lirë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Këta erdhën me premtim ‘rilindje’ e po qeverisin me shullazët. Këta erdhën me premtim vende pune e po qeverisin duke i nxjerrë shqiptarët nga shtëpitë e tyre e duke i çuar në emigracion. Hapi i parë është shkëputja nga krimi. Nuk është puna se të ndihmon vetëm me ardhë në pushtet po pastaj do doganat, do tenderat, do emërimet. Në radhë të dytë është nxjerrja e parave nga xhepat e qeveritarëve të korruptuar dhe kthimi i tyre në ekonominë shqiptare, pra në xhepat tuaj. Kjo ndodh përmes votës. Votës që i trembet kaq shumë ky edhe në partinë e vet, le më para popullit. Pse i trembet votës?! Sepse e di që të dielën e ardhshme po të kemi zgjedhje të lira dhe të ndershme kjo qeveri është e rënë. Ne duhet të garantojmë zgjedhje të lira dhe të ndershme e t’u japim shqiptarëve atë që është e tyre, Shqipërinë, fondet publike, taksat e ulëta, një program të fuqishëm investimesh në bujqësi, në infrastrukturë, në prodhim,” -tha Basha.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për kryetarin e opozitës, punësimi duhet të jetë prioritet kryesor dhe për ta realizuar këtë, Basha citoi se është e nevojshme ulja e taksave dhe krijimi i lehtësive për biznesin, investimet publike në infrastrukturë, mbështetje bujqësisë dhe lehtësi për ata që krijojnë vende pune.

“Vetëm përmes investimeve mund të krijohen vende të reja pune. Nuk krijohen vende pune vetëm duke u lutur, as duke bërë propagandë, e as duke ndenjur në televizor. Por që t’i krijojmë këto duhet që paratë nga oligarkia të vijnë te populli”, -tha ai.

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha konfirmoi gjithashtu se me ardhjen në pushtet, ndarja e re territoriale do t’i nënshtrohet për diskutim dhe vendimmarrje qytetarëve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?