Basha: Policia e Shtetit do ti kthehet qytetarëve, reformë e thellë

Pas deklaratës që dha ditën e sotme për mediat, kreu i PD-së, Lulzim Basha në postimin që ka bërë në Twitter, ka thënë se në polici do të bëhet reformë e thellë dhe sipas tij blutë do të kthehen në qytetarë.

”Policia e Shtetit do të kthehet qytetarë. Reforma e thellë, për një polici që do të luftojë krimin, do të bëjë qytetarët mbrojtës dhe ligjin dhe do të jetë pjesë e përpjekjeve tona të tjera të suksesshme për futur Shqipërinë në BE”,-shkruan ai. Gjatë bashkëbisedimit sot me gazetarët, Basha tha në polici do të vendosen njerëz prefesionistë.

”Nuk do të përdorë më gaz lotsjellës për të nxjerrë fëmijët 5-vjeçarë nga shtëpitë e tyre që t’i shkatërrojë për projekte e për afera abuzive si tek Unaza e re apo tek zhvendosja e lumit të Lanës. Do të përbëhet nga njerëz profesionistë, jo nga militant partie dhe në çdo rast nuk do të lejohen kuadro të cilët përdorin drogën dhe veprojnë nën efektin e drogës. Peshku qelbet nga koka. Reformë e thellë me një polici që do të luftojë krimin, do të mbrojë qytetarët dhe ligjin dhe do të jetë pjesë e përpjekjes tonë tjetër të suksesshme për ta futur Shqipërinë në BE”, deklaroi Basha.

Swiss Digital Desktop Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?