Basha: Policia ka rënë, është goditur drejtësia
Në mbledhjen e grupit parlamentar, kreu i PD-së Lulzim Basha komentoi zhvillimet më të fundit në lidhje me çështjen ‘Frroku’. Basha bëri përgjegjës ministrin e Brendshëm Tahiri dhe kryeministrin Rama për fshehjen e urdhër-arrestit të Belgjikës për Frrokun, ndërsa kërkoi dorëheqjen e Tahirit. “Arsyeja e fshehjes së kërkesës është kapja e dëshmitarit kyç, Frrokut dhe kthimit në komardare për Ilir Metën, për akuzën e vrasjes së dy deputetëve”. Me fshehjen e kësaj kërkese, sipas Bashës është goditur drejtësia, ligji dhe çdo standard demokratik. “Rama e Tahiri i zhyejnë më shumë duart teksa shfajësohen me dorëheqjen e Didit”, tha Basha, ndërsa shtoi se, “Sot askush nuk i beson Ramën e Tahirin, që si burracakë iu hedhin përgjegjësinë vartëse, kur ata janë vetë sistemi”. Kryeopozitari shtoi se motoja e mazhorancës së sotme është mbulimin i krimit me krim, që të mos dalë e vërteta.