Basha: Populli të marrë në dorë fatin e tij, të mos ua lërë oligarkëve

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka vijuar paraditen e së shtunës takimet elektorale, duke udhëtuar nga Burreli në Dibër.

Në fjalën e tij para simpatizantëve, Basha ka ftuar dibranët që më 21 Qershor t’i kërkojnë llogari dështimit të qeverisë në realizimin e premtimeve.

Kryetari i opozitës ka përsëritur gjithashtu akuzat ndaj koalicionit qeverisës për rritje të taksave e çmimeve, që po e çojnë, sipas tij, vendin drejt greminës.

“Po vjen dita kur qytetarët do të sjellin ndryshimin me votë. Qytetarët janë të bashkuar sepse kanë besim tek rrugëdalja nga kjo krizë dhe ne rrugëdalje do japim. Populli do të marrë në dorë fatin e tij dhe nuk do t'ua lërë atë oligarkëve”, ka thënë Basha.

"Rama dhe Meta, pasi morën pushtetin qendror, duan të kapin edhe atë vendor për të kryer aferat e tyre", ka shtuar Basha.

SHKARKO APP