Basha poston foton me kampionen shkodrane: Optimizmin dhe shpresën e saj për një Shqipëri më të mirë e shoh ngado

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë vizitës dje në Shkodër është takuar me një kampione sporti.

Përshtypjet për këtë takim, Basha i ka ndarë me ndjekësit e tij në Facebook, ku krahas fotos shkruan  se optimizmin dhe shpresën e saj për një Shqipëri më të mirë e shoh ngado në Shqipëri.

E djeshmja ishte një ditë plot energji, entuziazëm dhe shpresë. Mes shumë takimesh të shkëlqyera, më la mbresë të veçantë biseda me Kismeten. Sportisten e shkëlqyer, aktivisten dhe vajzën me kurajë dhe besim që mes shumë vështirësive ja ka dalë të marrë vlerësime kombëtare e ndërkombëtare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Optimizmin dhe shpresën e saj për një Shqipëri më të mirë e shoh ngado në Shqipëri. Kudo që kam qenë, në çdo qytet e fshat, në çdo cep të Shqipërisë fryn era e ndryshimit. Të gjithë së bashku do të sjellim ndryshimin dhe Shqipëria do të fitojë”, shkruan Basha.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?