Basha poston fotot nga takimet me qytetarët: Shqipëria kërkon ndryshimin
Kreu i PD-së, Lulzim Basha, pas takimit që bëri me qytetarët në njësinë 5, në Tiranë, shkruan se tek ata ka parë dëshirën për ndryshim, Krahas fotove të publikuara në facebook, Basha thekson edhe se Partia Demokatike do të angazhohet në shkollimin, punësimin, trajnimin dhe mbështetjen financiare tek të rinjtë.
Postimi i plotë
Sot u takova me shumë qytetarë në njësinë 5 në Tiranë. Tek të gjithë pashë dëshirën e madhe për ndryshim Shqipëria kërkon ndryshim, Shqipëria ka nevojë për ndryshim dhe koha është tani.
Njerëzit që do ta sjellin ndryshimin janë këta qytetarë të vetëdijshëm për gjendjen e vendit, këta të rinj që duan të ndërtojnë jetën këtu,në vendin tonë.
Ne jemi angazhuar me planet tona ambicioze të shkollimit, trajnimit, punësimit dhe mbështetjes financiare. Së bashku për ndryshim. Në 25 prill Shqipëria fiton.