Basha pret ambasadorin japonez: PD mbështet investimet japoneze në Shqipëri

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, është takuar këtë të premte me ambasadorin e Japonisë në Shqipërisë, Takada Mitsuyuki. Përmes një postimi në Twitter, Basha i shpreh mirënjohjen ambasadorit për ndihmën që ka dhënë Japonia ndër vite në sektorë të ndryshëm në vendin tonë.

Nga ana tjetër, kreu i selisë blu thekson se partia që drejton do të vazhdojë të mbështesë bashkëpunimin ekonomik në investimet japoneze dhe turizmin.

”Sot pata kënaqësinë të mirëpres Ambasadorin e Japonisë në Shqipëri, z. Takada Mitsuyuki. I shpreha mirënjohjen për ndihmën që Japonia bujarisht ka ofruar ndër vite në sektorë të ndryshëm të ekonomisë dhe infrastrukturës. Partia Demokratike do të vazhdojë të mbështesë bashkëpunimin ekonomik me theks të veçantë në investimet japoneze dhe turizmin”.

SHKARKO APP