Basha pret diplomatët, flitet për Zgjedhoren dhe kryebashkiakët e inkriminuar
Këtë të premte, kreu i PD, Lulzim Bashës priti në një takim në selinë blu, diplomatët e huaj në Tiranë. Në këtë takim kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të lartë të PD-së, si Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi, Oerd Bylykbashi, Enkelejd Alibeaj, Grida Duma, Jorida Tabaku, por edhe përfaqësues të tjerë.
Reforma Zgjedhore, mësohet të ketë qenë tema kryesore. Po ashtu në fokus kanë qenë edhe kryebashkiakët socialistë, të cilët janë denoncuar vazhdimisht nga demokratët.
Disa përfaqësues të opozitës kanë ngritur edhe shqetësimin për paketën “Antishpifje”, që sipas saj cënom lirinë e mediave, duke i vendosur në një presion. Nuk ka pasur prononcime në fund të takimit. Por mësohet se do të ketë edhe takime të tjera.