Basha pret në seli aleatët e PD
Kreu i PD, Lulzim Basha ka filluar sot takimet në kuadër të procesit të negocimit dhe konsensusit për Reformën Zgjedhore. Kreu i PD ka pritur në takim kryetaren e LSI-së, Monik Kryemadhi, kreun e PDIU, Shpëtim Idrizi dhe kreun e PR-së, Fatmir Mediu.
Një ditë më parë, ambasadorja amerikane Yuri Kim tha se topi tashmë është në fushën e Bashës dhe pritet vetëm vendimi i tij për të arritur konsensusin në Këshillin Politik dhe për finalizimin e Reformës Zgjedhore.