Basha pret në zyrë ambasadorin hollandez: Ndava shqetësimin për shkeljen e çdo standardi për zgjedhjet në Shqipëri

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zhvilluar ditën e sotme një takim me ambasadorin hollandez në vendin tonë, Reinout Vos.

Lajmin e ka bërë publik vetë kryedemokrati përmes një postimi në Twitter, ku shprehet se kryefjalë e takimit ishte procesi i integrimit.

Mirëprita ambasadorin hollandez Reinout Vos. Diskutuam mbi sfidat e Shqipërisë në procesin e integrimit. Ndava shqetësimin për shkeljen e çdo standardi për zgjedhjet në Shqipëri siç dëshmon dhe raporti i ODHIR, për korrupsionin, lidhjet e politikës me krimin dhe trafiqet”, shkruan Bashan në Twitter.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?