Basha pret zv/kryeministrin e Malit të Zi: Folëm për Integrimin në BE. Abazoviç: Duhet frymë e re europiane në trojet tona

Zv/kryeministri shqiptar i Malit të Zi, Dritan Abazoviç këtë pasdite është pritur në një takim pune nga kreu i PD-së, Lulzim Basha. Pas takimit, kreu i selisë blu u shpreh për mediat se mes temave që diskutuan është edhe ajo e Integrimit në BE të dy vendeve.

”Kam një kënaqësi të pres mikun Dritan Abazoviç. Karriera e tij është ndërtuar në përvojën e gjatë të një aktivisti dhe një studiusi për ballkanin, europën dhe globalizmin. Është një kënaqësi i veçantë sepse interesi i PD-së për fqinjin tonë dhe bashkëkombasin tonë ka qenë permanent. Përkushtimi i Abazoviç përbën diferencën e dëshiruar nga shqiptarët. Temat tona kanë variuar nga demokracia, zhvilimi ekonomik dhe integrimi i vendeve tona. Dua t’i uroj në misionin e tij fisnik dhe sfidues në qeverinë e Malit të Zi. Folëm për demokracinë dhe interesin e përbashkët rajonal. I shpreva gatishmërinë për të bashkëpunuar së bashku”,-tha Basha.

Kurse Abazoviç tha se është koha për një frymë të re evropiane për të gjitha trevat tona. ”Të gjithë së bashku duhet të merremi me politikë dhe të bëjmë një impakt në shoqëritë tona Besoj se koha është një frymë të re evropiane në të gjithë trevat tona. Detyra jonë është se si politikanë, si njerëz që e shohim është të bëjmë maksimumin që të fusim më shumë etikë në jetën politike, të bëjmë gjëra konkrete. Të gjithë bashkë që t’i përshtatemi vlerave europiane”.

Zv. kryeministri shqiptar në Malin e Zi, Dritan Abazoviç ka mbërritur në Tiranë në një vizitë zyrtare. Ai është takuar krerët e lartë të politikës. Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar këtë takim shumë të frytshëm e që kanë rënë dakord në çdo pikë.

SHKARKO APP