Basha prezanton Ademin në Shkodër: Rama-Meta sollën eksodin
Kryetari i PD Lulzim Basha ka prezantuar sot në Shkodër kandidaten Voltana Ademi e cila do të garojë përballë Keti Bazhdarit të PS.
Gjatë prezantimit Basha ka sulmuar sërish mazhorancën si arsyen e vërtetë të eksodit të shqiptarëve.
Ai akuzoi dyshen Rama-Meta se ka varfëruar aq shumë shqiptarët sa që e ka kthyer Shqipërinë në një vend të pajetueshëm.
“Rama-Meta, me arrogancën dhe mashtrimin kanë sjellë krizë ekonomike dhe varfëri. Tashmë që kriza ka pllakosur, Rama-Meta thonë që jemi në rrugën e duhur, ndërkohë që shqiptarët kanë marrë rrugën e eksodit. Qeveria është banda kriminale përgjegjëse për eksodin”, tha Basha.
KOHA JONË SONDAZH

