Basha prezanton Grida Dumën në Durrës: Fytyra e nisjes së re të demokratëve

 

Partia Demokratike ka zyrtarizuar sot Grida Dumën si kandidate për zgjedhjet e 21 qershorit në Durrës.  

Në një prononcim për media nga Durrës, kreu i PD, Lulzim Basha ka vlerësuar Dumen si vajzë, nënë Durrësi dhe administratore e sprovuar. Basha e ka quajtur këtë një ditë të bukur për Durrësin dhe qytetarinë e Durrësit, qendër e vjetër e krenarisë kombëtare.

“Ditë e bukur për demokratët, mbështësit e tyre dhe aleatët tanë, është dita kur shpallim kandidaturën tonë, të qytetarëve për një Durrës qytetar, evropian dhe modern. Një ofertë të re se koha nuk pret më…,të djathtë e të majtë në Durrës janë të pakënaqur me situatën. Ndryshimi vjen përmes ofertës së re, vjen përmes bashkimit të kontributeve më të mira…, reputacionit më të mirë të bijve dhe bijave më të mira të Durrësit…, për të shpëtuar Durrësin nga dara e mjerimit, arrogancës, pamundësisë, eksodit që ka ardhur si e vetmja ofertë e Ramës dhe Metës dhe përfaqësuesit të tij…, këtu në Durrës. Por zgjedhja e PD dhe aleatëve tanë pa asnjë rezervë shkon tek një titull tek një vajzë Durrësi, nënë Durrësi, tek një fytyrë emblematike e nisjes së re të demokratëve të një intelektuale të kalibrit europian, akademike, studiues edhe politikane e dashur nga e gjithë shqiptarët administratore e shkëlqyer, kryetarja e ardhshme e Bashkisë së Durrësit Grida Duma”­ tha Basha

Kandidatja Duma, e buzeqeshur gjate prezantimit te saj para mediave, nuk e ka fshehur kënaqësinë për besimin qe iu dha nga PD­ja. “Durrësi e meriton t’i kthehet qytetaria. Jam e bindur që sot shënojmë një etapë tjetër…Do kthejmë shpresën e metropolit të dytë të Shqipërisë. Do kthejmë fitoren qe e meriton Durrësi duke i kthyer mirënjohjen PD që më dha shansin për të fituar besimin tuaj dhe e di që do ta kem”­ tha ajo. Kreu i PD­se, sqaroi se në këtë garë kishte kandidatë shumë të denjë, duke u ndalur posaçerisht te Agron Duka i Republikaneve, me te cilet duket se tashme eshte gjetur paqja.

“Patëm edhe një kandidaturë dinjitoze të PR, që është Agron Duka. Duke vlerësuar maksimalisht dhe me pozitivitet ofrimin e figurës së tij dhe vlerësuar bashkimin pa rezervë dhe të fuqishëm në mbështetje te Dumës si një garanci shtesë për një fitore të thellë në Durrës, dua të siguroj të gjithë mbështetësit tanë se gara që na pret s’ka për qëllim fitoren e PD, opozitës, por ka qëllim fitoren e çdo qytetari të Bashkisë së re të Durrësit, mirëqenien e çdo qytetari të Bashkisë së re të Durrësit. Shpëtimin e Durrësit nga dara e mjerimit dhe kthimin e shpresës që lind nga Durrësi me Grida Dumën”­ tha Basha. 

SHKARKO APP