Basha: Prioriteti i PD-së, taksë e sheshtë 9%, TVSH 15 %, sigurime shoqërore 9%

Papunësia, tarifat e larta që pamundësojnë vazhdimin e studimeve të te rinjve, taksat e larta që kanë detyruar shumë sipërmarrës të rinj të mbyllin bizneset, janë problemet e qeverisjes sot,  deklaroi  kryetari i PD-së, Lulzim Basha gjatë një takimi sot me të rinjtë e Elbasanit.

Kryetari i Partisë Demokratike, Basha ka theksuar se prioritet i qeverisë në këto tre vite nuk ka qenë krijimi i vendeve të punës dhe mundësive të barabarta për të gjithë, por pasurimi i një grushti oligarkësh. “Në dy vjet,  2.2 miliarde euro ose 2 milionë lekë për familje për vit janë vjedhur dhe shpërdoruar. Vetëm nga shpenzimet për luks qeveritar në vitin 2015, mund të ishin hapur 12 mijë vende pune me paga 540 mijë për muaj”, tha Basha.

Punësimi i të rinjve do të jetë prioritet i Partisë Demokratike, tha Lulzim Basha duke prezantuar platformën e demokratëve, taksë e sheshtë 9%, TVSH 15 %,  sigurime shoqërore 9%,  mbështetje nga buxheti për sipërmarrje të mëdha që punësojnë të rinjtë, si dhe investime publike që hapin vende pune dhe jo investime për palma e luks.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Për të realizuar këtë kërkohet një proçes i lirë dhe i ndershëm zgjedhor, i cili  është prioritet mbi prioritetet i Partisë Demokratike, theksoi Basha.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?