Basha: Prioriteti ynë ka qenë zhvillimi ekonomik dhe punësimi

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, ka zhvilluar sot analizën vjetore të punës së Bashkisë së Tiranës për vitin 2014, ku në fokus ka qenë punësimi, ulja e taksave dhe përmiresimi i jetës së qytetareve.

 

Basha ka felenderuar këshillin bashkiak të Tiranës për miratimin e buxhetit 2015, duke u shprehur se “këshilltarët u ngritën në lartësinë e detyrës, përtej interesave politike në shërbim të qytetarëve dhe të qytetit, po kështu edhe për të shpallur projektin tonë afatmesëm për vitet 2015-2017”.

 

Basha tha se “në krye të pririoriteteve të administratës së Bashkisë së Tiranës, që ditën e parë ka qenë zhvillimi ekonomik dhe punësimi. Kjo si një demosdoshmëri dhe përgjigje e drejtpërdrejtë e nevojës më të prekshme, më të madhe e më të thellë të qytetarëve të Tiranës në tërësi dhe më të rinjve në veçanti, per më shumë shanse për punësim me cilësi, me paga më të mira dhe siguri e pune më qëllim sigurimin e të ardhurave dhe mirëqenie te banorëve të kryeqytetit”.

 

“Shpallja e këtij objektivi u pritëme skepticizëm tre vite më parë. Pushteti vendor nuk mund të bëjë gjithçka për zhvillimin e konomik dhe punësimin, por mund të bëjë diçka dhe ka treguar se ka bërë më shumë se diçka për të mbajtur parametrat e zhvillimit ekonomik sa më optimal”, tha Basha.

 

Ai është shprehur se “dy kanë qenë shtyllat kryesore: një klimë miqësore ndaj biznesit e karakterizuar nga taksat e ulta dhe ulja e taksave dhe investimet publike të planifikuara që shkojnë jo vetëm në ndihmë të përmiresimit të jetës së qytetareve, por edhe krijimin e një infrastrukture që sjell reduktimin e kostos për biznesin e në këtë mënyrë më shumë mundësi për zgjerim e konsolidimin e biznesit, qe do te thote më shumë punësim”.

 

“Eshtë vendi të kujtojmë edhe një herë se kemi qenë dhe do të jemi për taksa të ulta, për ulje taksash dhe për përmiresim të barrës mbi biznesit”, u shpreh Basha, duke vënë theksin te rediktimi i 60 taksave dhe tarafave.

SHKARKO APP