Basha: Prishja e Teatrit Kombëtar, akt lufte. Le t’a presin zjarrin e luftës në dyert e Surrelit

Opozita dhe qytetarët do të reagojnë ashpër nëse qeveria vendos të shemb Teatrin Kombëtar. “Nëse ky pushtet do i shkojë marrëzisë deri në fund, atëherë le t’a presin zjarrin në dyert e Surrelit. Sot Teatri Kombëtar është vija e kuqe, akti i luftës do të ketë përgjigjen e merituar”, paralajmëroi sot qeverinë kreu i PD, Lulzim Basha.

Në një deklaratë për mediat, pas takimit me Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar. Lulzim Basha u shpreh se shembja e Teatrit Kombëtar është një akt lufte. Basha tha se Teatri Kombëtar është vija e kuqe që do të shënojë reagimi qytetar ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Ramës.

“Qytetarët e Tiranë s’janë përballur me dhunë për diçka që u takon. Ky akt për prishjen teatrit të Tiranë është një akt i pastër luftë.  U bëj  thirrje të gjithë demokratëve dhe të gjithë mbështetësve të opozitës, që ta kuptojnë që Teatri është vija ë kuqe me pushtetin që u ka lënë pa rroga, që u merr taksat dhe u vë gjoba, dhe u jep oligarkët. Nëse ky pushtet do t’i shikojë deri në fund marrëzisë për shembjen teatrit ta presin popullin te ministritë, në Surrel dhe në qendrat tregtare. Akti i luftës do të ketë përgjigjen e merituar”,- deklaroi Lulzim Basha.

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/1163005830711565/

 

SHKARKO APP