Basha pritet me brohoritje nga qytetarët në Korçë: Jemi 4 ditë para fitores tonë të madhe

Kreu i partisë Demokratike, Lulzim Basha këtë të mërkurë ka zhvilluar takim elektoral në Korçë.

“Vetëm katër ditë na ndajë nga dita e madhe. Nga 25 prilli i ndryshimi dhe 25 prilli i fitores”, tha Basha.

Gjatë fjalës së tij ai theksoi se këto zgjedhje do të jenë fitorja më e madhe në historinë e Shqipërisë.

“Nuk ka të mbaruar ardhja e njerëzve në këtë bulevard. Nuk ndalet ndryshimi ynë drejt fitores dhe Edi Rama e ka mësuar këtë. Ndaj këto ditët e fundit ai vazhdon me gënjeshtra. Sot nga Korça dua të garantoj të gjithë banorët që për tetë vite me radhë u gënjyen nga premtimi për legalizim falas, se kjo e keqe do të largohet.

Sot Korça ia ka mbyllur dyert, Durrësi ia ka mbyllur dyert, Tirana ia ka mbyllur dyert sepse shqiptarët duan ndryshim. Ndryshimi po vjen me votën tuaj për numrin 9. Në do të mundësojmë jo vetëm procesin e legalizimeve, por edhe rritjen ekonomike”, tha Basha.

Kryedemokrati bëri thirrje që në zgjedhjet e 25 prillit të gjithë shqiptarët të bëhen bashkë për ndryshimin dhe për Shqipërinë anëtare të BE-së, duke votuar numrin 9.

SHKARKO APP