“Është në dorën tuaj”, Basha në Tropojë: Pa larguar Edi Ramën nuk ka ndryshim. Koha e Ramës ka mbaruar!
Mëngjesin e kësaj të diele, kreu i PD-së Lulzim Basha po zhvillon fushatën elektorale në Tropojë. Me qindra qytetarë kanë dalë për ti dhënë mbështetje Bashës.
”Në Tropojën e Sali Berishës dhe Azem Hajdarit. Nga ky shesh le të ushtojë ky bashkimi i madh i shqiptarëve për ndryshim i cili do të vijë për pak ditë duke votuar koalicionin për ndryshim, nr.9.
Duke votuar për fëmijët, për fermerët, për infrastrukturën e lënë pas dore, kontrata që ekipi im ka lidhur shtëpi më shtëpi e fshat më fshat do të fillojë nga dita e parë në qeverisje. Deklarimi nënprefekturë i Tropojës dhe zhvendosja e shërbimeve në Bajram Curri, nuk do të udhëtojnë më me kilometra për një dokument. Shërbime për njerëzit afër njerëzve. Më 25 prill votimet do të jenë më të rëndësishme të këtij vendi. Shpresën, besimin e ndjej kudo. Nëse doni që ky vend të ecë përpara, të marrin vëmendjen investimet që meritojnë të gjithë bashkë të votojmë nr.9”, tha Basha përballë qytetarëve.
Ai shtoi se “pa larguar Edi Ramën nuk ka ndryshim. Koha e Ramës ka mbaruar! Qeveria ime, e të gjithë shqiptarëve”.